Aksidenti me një të vdekur, policia arreston teknikun dhe menaxherin e fabrikës...

Aksidenti me një të vdekur, policia arreston teknikun dhe menaxherin e fabrikës në Elbasan

63
0
Shares

Një punëtor mbeti i vdekur mes çimentos që i ra përsipër, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në një fabrikë në Elbasan, ndërsa policia sot ka arrestuar teknikun e ndërtimit dhe menaxherin.

Njoftimi i policise 

Specilalistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , banues Elbasn ,(teknik ndërtimi)

• Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan, (menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos).

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, konkretisht:

• V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, ( inxhinjer)

• M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni).

Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY