VIDEO/Meta dekoron ish-ministrin e jashtëm italian, ceremonia ‘afron’ politikanët shqiptarë

VIDEO/Meta dekoron ish-ministrin e jashtëm italian, ceremonia ‘afron’ politikanët shqiptarë

63
0
Shares

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një ceremoni zyrtare ku  vlerësoi ish-ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në fjalën e rastit, Meta u shpreh se z. Frattini njihet për shumë poste të larta, por për shqiptarët ai do të mbahet mend  si avokat i nderuar të shqiptarëve.

‘I jemi mirënjohës sepse ideoi dhe nisi procesin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor’ u shpreh Meta.

Ajo çka u vu re gjatë ceremonisë, ishte dhe prezenca e forcave të ndryshme politike të cilët qëndronin në radhët e para.

Të pranishëm ishin kryeministri Berisha dhe Basha, ndërsa nga ana e socialistëve ishte  Tualant Balla.

Gjithashtu prezentë ishin dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Pavarësisht konflikteve dhe çështjeve të ‘nxehta’ dhe akuzave mes njërit tjetrit, ditën e sotme, kjo ceremoni ka mbledhur në të njëjtin vend politikanët e forcave më të mëdha politike në vend.

LIVE – Ceremonia e zyrtare e vlerësimit të z.Franco Frattini me Dekoratën e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 19 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY