Lihet në burg Stresi, avokati: U kap i zhveshur, ku e kishte...

Lihet në burg Stresi, avokati: U kap i zhveshur, ku e kishte armën?

108
0
Shares

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për reperin e njohur Arkimed Lushaj.

Stresi akuzohet për trafik droge dhe dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës ndërsa ishte në një dhomë hoteli në periferi të Tiranës në shoqërinë e një vajze.

Pak më herët, babai i tij Sali Lushaj, në një reagim në rrjetet sociale, u shpreh se kjo ishte hakmarrje ndaj padisë që ai bëri për Taulant Ballën, duke kërkuar që të mos besohen shpifjet se djali i tij është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Avokati Marash Ibraj e quajti arrestimin e Stresit të paligjshëm:

“Nuk ka pasur vendim gjykate për kontrolli. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim. U kap i zhveshur, ku e kishte armën?”

Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruante se Arkimend Lushaj ishte prej 1 viti në përgjim.

Ai është përgjuar teksa komunikon me disa persona për trafikun e drogës. Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike.  Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY