‘Kopshti zoologjik i Ferrit’ në Fier, çfarë do të bëhet me kafshët

‘Kopshti zoologjik i Ferrit’ në Fier, çfarë do të bëhet me kafshët

602
0
Shares

Daily Mail i kushtoi një artikull kopshtit zoologjik në Fier, duke e titulluar ‘Kopshti i ferrit’. Në shkrim pasqyrohej realiteti i trishtë i një kopshti zoologjik, ku kafshët ishin të sëmura dhe të vendosura në kushte skandaloze.

Menjëherë pas publikimit të artikullit, organet përgjegjëse reaguan duke bërë të mundur transferimin e tyre.

E ftuar në ‘Fax News’, Ioana Dungler, drejtoreshë e Departamentit të Kafshëve të Egra “4 Paws”, referuar rastit tronditës të Fierit, Dungler tha se këto kafshë do të shpëtohen me mbështetjen e autoriteteve.

Ato do të shpëtohen me mbështetjen e plotë të autoriteteve. Neve nuk jemi institucion që i shpëtojmë praktikisht, ne jemi OJF, organizatë që mbron kafshët dhe ne vëmë në dijeni autoritetet, por nuk kemi kompetencat për t’i shpëtuar”, tha drejtoresha.

Ioana Dungler u shpreh se subjekti që kishte në posedim këto kafshë në Fier ishte I palicensuar.

“Ata nuk kanë leje për këtë, posaçërisht leje për kafshët e egra, shpresoj që nuk do të shfaqet licenca si me magji. Nuk ka asnjë shans që këto dokumente të plotësohen për 7-8 ditë. Prandaj autoritetet kanë të drejtë për ta konfiskuar këtë biznes dhe këto kafshë t’jua japë organizatave”, u shpreh ajo.

E pyetur nga gazetarja se ku do të dërgohen këto kafshë, ajo deklaroi se organizata ka një plan shumë të mirë, por fillimisht do të dërgohen në kopshtin zoologjik të Tiranës për ta marrë veten pasi janë në gjendje shumë të keqe fizike për të udhëtuar jashtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY