EMRAT/Tragjedi në Elbasan, 2 punëtorët mbulohen nga çimentoja në fabrikë, njëri vdes

EMRAT/Tragjedi në Elbasan, 2 punëtorët mbulohen nga çimentoja në fabrikë, njëri vdes

71
0
Shares

Musa Sula ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë në fabrikën e cimentos në Elbasan, ku ai dhe kolegu i tij po punonin.

Tomor Mjekërzaku ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia në njoftimin zyrtar bën me dje se të dy punëtorët u aksidentuan teksa ishin duke punuar në fabrikë, kur tonelatat me cimento ranë sipër tyre. Ngjarja konkretisht ka ndodhur në fshatin Ulem.

Informacioni paraprak i policisë:

Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndëruar jetë, si dhe është në gjëndje të rëndë shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY