Basha: Rama nuk po i mbyll bastet, po ia jep ato Olsit

Ndaje

Kreu i opozitës Lulzim Basha, tha në studion e ‘Opinion’ se pas ligjit për bastet fshihet Vangjush Dako dhe Olsi Rama.

Ndërkohë Basha zbuloi se  një njeri pranë Ramës ka shitur aksionet e APEX tek austriakët dhe ka marrë leje ndërtimi në Tiranë. Sipas tij e gjithë kjo tregon se njerëzit pranë Ramës janë lajmëruar për këtë lëvizje.

Basha tha se Rama po mbyll bastet sportive për t;’i dhënë mundësinë e monopolit vëllait të tij Olsit.

‘Ne si opozitë e kemi treguar, që personat e lidhur me këtë kontratë, zinxhiri i personave të çon tek vëllai i kryeministrit. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet më parë, ku një njeri shumë i afërt i Edi Ramës, 4 muaj më parë ka shitur aksionet e PAEX tek austriakët. Ky njeri ka marrë leje ndërtimi për kullat. PD nuk do të lojë monopolin e basteve në dorë të vëllai të kryeministrit. Do t’i mbyllë të gjitha, nuk do të ketë më baste’, deklaroi Basha.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje