Arrestimi i Stresit, futet në telashe dhe vajza që e shoqëronte në...

Arrestimi i Stresit, futet në telashe dhe vajza që e shoqëronte në hotel

161
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme reperi Stresi u shoqërua nga policia për shkak se dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë.

Policia tha se gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.

Ndërkohë, në njoftimin e policisë, thuhet se Stresi është arrestuar brenda një hoteli ku ishte me një vajzë 20 vjeçare. Bashkë me Stresin në hotel ishte edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila eshte proceduar penalisht nga ana e policisë, ndërsa mbetet ende mistet identiteti i saj.

Njoftimi i policisë për vajzën:

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY