Po gazetari i ERTV-së paguhet? Deputeti kthen përgjigjen e dyshimtë

Po gazetari i ERTV-së paguhet? Deputeti kthen përgjigjen e dyshimtë

101
0
Shares

Një ditë pasi deklaroi se shok i vetëm i Edi Ramës në parlament, është ai, Fidel Ylli vazhdon ta marrë në mbrojtje kryeministrin Edi Rama.

Këtë mëngjes i ftuar në KafeIN, ai ka folur për disa çështje kryesore, por një nga këto ka qënë dhe vendimi i fundit i AKEP për të mbyllur 44 portale, me një listë të publikuar ditën e djeshme. Atyre u ishte lënë 72 orë kohë për të publikuar niptin në faqen e tyre ose të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përndryshe rrezikojnë të mbyllen.

Deputeti i Partisë Socialiste e konsideroi listën të nxituar dhe institucioni duhet ta rishikonte dhe pavarësisht kësaj, nisma duhej ndëmarrë pasi jo çdogjë që rrjetet sociale shkruajnë duhet pranuar. Por kur gazetari shtroi pyetjen për median e kryeministrit Rama,  e cila menaxhohet online, deputeti i doli në mbrojtje duke thënë se këtë gjë mund ta bëjnë të gjithë.

Moderatori Flavio Qarri e pyet Yllin se ku është i deklaruar gazetari Alteo Hysi Hysi, i cili realizon intervistat në këtë medie, për të kuptuar sa e ligjshme është si medie.

Gazetari: Ku është i deklaruar gazetari, ku e merr rrogën gazetari i ERTV?

Ylli: Është vullnetar, çfarë problemi ka

Gazetari: Vullnetar 8 orë në ditë?

Ylli: Po, 8 orë, 6 orë. Në Facebook mund të dalësh edhe ti live, shkoni verifikoni dhe gjejeni personi kush është.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY