Ndërron jetë miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, mesazhi prekës i Bill Gates

Ndërron jetë miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, mesazhi prekës i Bill Gates

66
0
Shares

Paul Allen, i cili bashkë-themeloi Microsoft, vdiq në moshën 65 vjeçare nga komplikimet e limfomës.

Ai kishte zbuluar kthimin e sëmundjes vetëm dy javë më parë, pasi e kishte kuruar njëherë në vitin 2009.

Allen dhe mjekët e tij ishin “optimistë” rreth trajtimit.

Bashkëthemeluesi i tij i Microsoft, Bill Gates, tha: “Jam i dëshpëruar, një nga miqtë e mi më të vjetër dhe më të dashur u largua …Kompjuteri personal nuk do të ekzistonte pa të”.

Në një deklaratë ku u konfirmua vdekja e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkruajti biznesmenin si një njeri të veçantë.

Familja dhe miqtë e Paul ishin të bekuar që përjetuan mendjen, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e tij. Pas të gjitha punëve të tij, gjithmonë gjeti kohë për familjen e miqtë,” thuhej në deklaratë.

Miliarderi bëri një pasuri të madhe bashkë me mikun e shkollës Bill Gates, pasi ata bashkë-themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në vitin 1975.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY