Korçë, 20 mijë lekë për të marrë provimet, arrestohet infermieri

Korçë, 20 mijë lekë për të marrë provimet, arrestohet infermieri

62
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar një infermier pasi kundrejt shumave që varionin nga 15 deri në 20 mijë lekë i premtonte studentëve notë kaluese në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.

Në pranga u vu Alku Gjalli, 31 vjeç, banues në fshatin Vinçan me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës.

“Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim numër 339 datë 16.10.2018, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të saj, ndërsa materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY