Ish-ministri: Nuk kishim si ta merrnim vesh se ç’bënte Agroni, nëse nuk...

Ish-ministri: Nuk kishim si ta merrnim vesh se ç’bënte Agroni, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij

66
0
Shares

Ish-ministri Manjani në reagimin e tij të fundit lidhur me çështjen ‘Babalja’, i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, duke treguar se problemi nuk qëndron tek Albert Veliu, por tek fakti se  propoagandistët po përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë ‘piazzë e ulët’.

Manjani u është përgjigjur të gjithë atyre që e kritikojnë, duke e etiketuar si një njeri të zakonshëm që ka jetuar me këto gjëra.

Postimi i plotë

Piazzë lartët
Propaganda, propagandistës dhe viktimat e propagandës qeveritare përpiqen të ngulin në opinion teorinë se ata që merren me Babalen janë piazzë e ulët.

Medemek qeveria që mbron trafikantët dhe drejton trafikun e drogës është piazzë e lartë. Babalja dhe kush merret me të, për të denoncuar krimin e kriminelët e qeverisë nuk bëjnë…

Puna është se ka shumë viktima kjo lloj propagande. Them viktima sepse pak kush e vë mendjen në punë.

Babalja është një njeri i zakonshëm që ka jetuar me këto gjera. Pra me trafik e shitje malli. E ka bërë këtë gjë për njëfarë kohe edhe me Agronin dhe ndoshta edhe me Agronë të tjerë.

U fut në vallen e denoncimit jo për parime të larta, por thjesht se kishte mbetur pa punë. E kishin nxjerrë nga loja.

Kështu që çfarë prisni të jetë Babalja?! Profesor Doktor i Akademisë së shkencave?!

Ai ishte bashkëpunëtor me Agronin dhe bashkë shisnin drogë.

Ndaj ne të tjerët nuk kishim si ta merrnim vesh çbënte Agroni, i dënuar nga Italia, nëse nuk fliste bashkëpunëtori i tij.

Këtë gjë bëjnë prokuroritë anti mafia gjithandej. Por meqë këtu prokuroria quan Mafie ata që denoncojnë, ai e beri publikisht.

Ndaj ata që e mbajnë veten për piazzë të lartë, i sugjeroj të ulen me këmbë në piazzën ku rrimë të gjithë. Në piazzën që jetojmë si shqiptarë e na shesin si trafikantë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY