VIDEO/ Policia Rrugore nuk ndalet në Tiranë, ja sa shoferë arrestoi e...

VIDEO/ Policia Rrugore nuk ndalet në Tiranë, ja sa shoferë arrestoi e penalizoi për fundjavë

47
0
Shares

Krahas masave për garantimin e sigurisë rrugore, shërbimin e drejtpërdrejt për rregullimin e trafikut si dhe marrjen e masave për mbarëvajtjen e aktiviteteve masive,

Policia Rrugore e Kryeqytetit, është angazhuar maksimalisht edhe me zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “Tispol 2018” për kontrollin e dokumentacionit të kursantëve, instruktorët dhe mjeteve Autoshkolla në territorin e kryeqytetit nga data 12 – 14 Tetor 2018, si dhe Planin e Masave për kontrollin dhe verifikimin e përdorimit të alkoolit dhe shpejtësisë së lëvizjes përgjatë gjithë javës dhe me shërbime të shtuara përgjatë fundjavës.

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara në funksion të detyrimeve ligjore që ka shërbimi i Policisë Rrugore si dhe në zbatim të Planeve Operacionale të ndjekura gjatë javë janë konstatuar dhe:

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 27 shtetas, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të pa pajisur me leje drejtimi.

• Janë pezulluar 124 leje drejtimi, nga të cilat 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 33 për shkelje të tjera.

• 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal.

• Janë vendosur 346 masa për përdorim celulari.

• Janë vendosur 120 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimet e tyre.

• Janë ndaluar administrativisht 85 mjete, për detyrime të pashlyera.

• Si dhe janë vendosur 2730 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë kontrolluar 63 mjete Autoshkolla, nga të cilat janë ndëshkuar 4 prej tyre për mangësi në dokumentacionin përkatës.

https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/274223623224777/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY