Opozita braktis mbledhjen në PE, Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel

Opozita braktis mbledhjen në PE, Pollo kërkon përjashtimin e Ballës në Bruksel

73
0
Shares

Tensionet politike janë zhvendosur këtë radhë përtej kufijve. Në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel, opozita ka kërkuar përjashtimin e Ballës dhe heqjen nga posti i drejtuesit të komisionit.

NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo kërkoi fjalën teksa Taulant Ballapo mbante fjalën përballë të pranishmëve.  Drejtuesja e Komisionit nuk i dha fjalën  Pollos, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

Sipas Monika Macovei, nënkryetares së komisionit të Stabilizim Asociimit, akuzat e Pollos dhe anëtarëve të tjerë opozitarë, nuk janë të vërteta.

Ja çfarë tha Genc Pollo:

“Është e padenjë që Balla të jetë Bashkëkryetar.Është e padenjë të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Turp për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi! Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave.

Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY