Kryemadhi takon ambasadorin e BE-së: Reforma e drejtësisë është bllokuar nga mazhoranca

Kryemadhi takon ambasadorin e BE-së: Reforma e drejtësisë është bllokuar nga mazhoranca

67
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në prani të kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Kryemadhi është ndalur tek vullneti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian.

Kryemadhi ka folur dhe për  Reformën në Drejtësi, ku u shpreh se kjo reformë është bllokuar nga mazhoranca me qëllimin e vetëm kapjen e saj, duke minuar konsensusin e 21-22 Korrikut 2016.

“Kthimi në frymën, parimet i 21-22 korrikut 2016, të një Reforme që në atë kohë mori dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias është rruga e vetme për implementimin e një reforme të drejtë, të paanshme e të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Kryemadhi.

Përsa i përket Reformës Zgjedhore, Kryemadhi nënvizoi se reforma është bllokuar nga mazhoranca në mënyrë të qëllimshme për ta kapur atë, dhe për të deformuar thelbin e saj. “Pa i dhënë përgjigje, problemit më madhor që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri, shitblerjes së votës, Reforma Zgjedhore thjesht do të riciklonte problemet e së shkuarës pa ndryshuar asgjë, nga objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, theksoi Kryetarja e LSI.

Ajo nënvizoi se konfirmimi nga Këshilli i Europës, se mbi 20 përqind e votave janë shitur dhe janë blerë si dhe konfirmimi nga raporti i OSBE/ODIHR se kriminelët janë përfshirë në fushatë si pjesë e shtabeve elektorale apo si kandidatë, kërkon përgjigje të fortë dhe të menjëhershme në reformën e re zgjedhore, pasi në të kundërt demokracia në Shqipëri do të rrënohet dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë turpi i Evropës për nivelin e zgjedhjeve që ajo zhvillon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY