VIDEO/’Selfie’ i merr jetën, nëna e dy fëmijëve bie nga kati i...

VIDEO/’Selfie’ i merr jetën, nëna e dy fëmijëve bie nga kati i 27-të i ndërtesës

84
0
Shares

Pamje të frikshme dhe shokuese janë publikuar në Youtube, të cilat tregojnë si një vajzë bie nga ballkoni i katit të 27-të në përpjekje për të bërë një selfie.

Vajza 27-vjeçare, e quajtur Sandra Manuela Da Costa Macedo, humbi ekuilibrin teksa po bënte një selfie duke rënë nga ballkoni. Nëna e dy fëmijëve humbi jetën pas këtij incidenti tragjik.

Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje, në El Cangrejo, Panama, por vetëm për të mbledhur trupin e saj.

Viktima fillimisht u identifikua si një pushuese portugeze, e cila sapo kishte mbërritur në Panama, por më vonë mediat e atjeshme bënë me dije se në fakt 27-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe kishte shkuar në Panama për të punuar si mësuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY