Dritan Zaganit i lind ideja për të bërë lekë, vendos çmimin për...

Dritan Zaganit i lind ideja për të bërë lekë, vendos çmimin për të përgënjeshtruar

79
0
Shares

Ish oficeri i antidrogës Dritan Zagani ka reaguar për çështjen ‘Babalja’ dhe ngjarjeve të fundit, ku flitet dhe për qindra mijëra euro që palët do të paguanin që ta kishin “në anën e tyre” Fredi Alizotin.

Ish oficeri i antidrogës përmes një postimi në rrjetet  sociale ka ironizuar situatën duke shkruar se edhe atij i ka lindur një ide për të bërë para.

Duke iu referuar akuzave të qeverisë ndaj tij se ai ishte i paguar kur foli publikisht dhe drejtoi akuzat për Saimir Tahirin si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt, Zagani tani thotë se sa është pagesa që ai tani të bëjë një përgënjeshtrim?

Postimi i plotë:

Duke pare e degjuar nga te gjitha anet situaten e sotme ne vendin tim lidhur me pagesat qe perfliten per cdo video qe qarkullon,me lindi nje ide te bej naj lek se po me kalon jeta pa leke fare…!

Meqe pretendimet e rilindjes se jam paguar mire nga PD per gjithe sa kam bere e thene deri me sot per mua eshte shpifje, dhe per faktin se as token ne fjale se kam, le pastaj leke apo euro, si dhe duke marre shkas nga keto pagesat e majme qe dolen keto dite per videot “Babale”,une kam nje pyetje (kerkese) per ta…!

“Sa eshte pagesa po te bej nje video ku te pergenjeshtroj veten dhe te akuzoj kundershtaret se me kane paguar ata qe te flas keq(pra te shpif) per Rilindjen,Sajen dhe lidhjet e tyre me trafikun e droges ne keto 5- vjet rilindje”.

Videon e bej dhe tekstin le ta shkruaje Taotao ose edhe vete Fugsi i vogel, per mua ska problem,por sqaroj se nuk marr dot persiper te pergenjeshtroj antimafien dhe shtetin italian lidhur me ceshtjen…!

P.s…une sdua 200 mije euro, kenaqem me gjysmat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY