Nxehet dhe rreh nusen e djalit, arrestohet vjehrra në Korçë

Nxehet dhe rreh nusen e djalit, arrestohet vjehrra në Korçë

151
0
Shares

Dhuna në familje është prezente në shoqëri.Një tjetër rast dhune në familje vjen nga Korça, aty ku raportohet se një vjehrre ka rrahur nusen.

48-vjeçarja nga Kamenica e Korçës, Shegë Bezolli pas ngjarjes u arrestua nga policia.

“Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY