Dosja e “doganierëve bashkëpunëtorë”në trafik droge, prokuroria mbyll hetimet për 25 të...

Dosja e “doganierëve bashkëpunëtorë”në trafik droge, prokuroria mbyll hetimet për 25 të akuzuarit

86
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda mbylli hetimet për 25 policë e doganierë, të cilët kaluan kamionin me 8 ton drogë 1 vit më parë nga Porti i Durrësit.

Kujtojmë se në 5 shkurt të vitit 2017 u trafikuan nga porti i Durrësit drejt Ankonës 8 193 kg kanabis dhe në datë 19 mars 2017 trafikuan 2270 kilogram kanabis.

Droga kishte vlerën e 80 mln euro dhe para një viti u sekuestrua nga Policia e Napolit në një operacion. Sipas burimeve, bëhet me dije se janë mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasve:

Florenc Tresa, i akuzuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim;

Lirim Halili, Syrja Terziu, Çlirim Pepa, Ervin Kodra, IliasMalja, Ymer Blloshmi, Ilir Spahiu, Maliq Kadilli, Kastriot Topalli, Vladimir Ziu, Elis Deliu, Ylli Vogli, Erald Kulla, Edmond Luzi, Argorn Kapllani, Gëzim Dervishi, Roland Metani, Gentian Selmani, Mehdi Demiri, Mexhit Xhixha, Nezir Bardhoshi, Julian Dorci, Fatmir Plaku dhe Behar Sula.

Këta persona kanë pasur funksione si punonjës doganor të doganave Qafë-Thanë, Vorë, Durrës si dhe punonjës të policisë kufitare të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë dhe pranë Portit të Durrës, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.

Hetimi kryesor për këtë çështje është trafikimi i drogës nga Porti i Durrësit drejt Portit të Ankonës në Itali, në dy episode, i pari më datë 05.02.2017, rreth 8 ton dhe episodi i dytë, më datë 19.03.2017, rreth 2 ton drogë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY