Bujar Leskajt i mbaron mandati, hapet gara për postin e kreut të...

Bujar Leskajt i mbaron mandati, hapet gara për postin e kreut të KLSH-së

121
0
Shares

Presidenti i Republikës hap garën për postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Shtetit.

Më 22 dhjetor përfundon mandati 7 vjeçar i qëndrimit në detyrë të kryetarit aktual Bujar Lesksaj.

“Me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues,  presidenti ka vendosur hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për këtë pozicion” thuhet në njoftimin e presidences

Kandidati do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës.

Dokumentet dhe afatet

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm,nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

– Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;

– Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentat shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejtpërsëdrejti në ambjentet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave, të cilët kanë shprehur interesin dhe CV-të e tyre, do të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Dokumentet shtese

Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t’i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë:

– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

– Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY