Armand Duka mbrohet me pavarësinë, nuk rrëzon akuzat për fshehje të të...

Armand Duka mbrohet me pavarësinë, nuk rrëzon akuzat për fshehje të të ardhurave

48
0
Shares

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot në lidhje me akuzat ndaj për evazion fiskal dhe fshehje të veprimtarisë finaciare dhe të ardhurave.

Gjatë një debati zhvilluar në parlament deputeti Erion Brace kërkoi që qeveria të kontrolljë financat e FSHF ndërsa vetë ministri i Finacave Arben Ahmetaj tregoi raste të fshehjes së të ardhurave me qëllim të mos paguhen taksat.

Në reagimin e saj FSHF thotë se është institucion i pavarur nga shteti ndërkohë që nuk hodhi poshtë akuzat për fshehje të veprimtarisë financiare.
Deklarata e FSHF:

“FSHF si gjithmonë, ndjek me vëmendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standartet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA.”

Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë ka pasur debate midis deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe dhe Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Arben Ahmetaj në lidhje me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo interpelancë u kërkua nga deputeti i cili i ka kërkuar llogari ministrit për ligjshmërinë fiskale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY