Ministria sqaron arsyet e shkarkimit të Enrik Sulejmanit, kallëzim penal dhe ndaj...

Ministria sqaron arsyet e shkarkimit të Enrik Sulejmanit, kallëzim penal dhe ndaj spitalit të njohur

452
0
Shares

Ministria e Drejtësisë ka bërë publike arsyet zyrtare të shkarkimi të drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani.

Sipas ministrisë, shkarkimi ka ardhur si shkak i mosekzekutimit të vendimit  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen ‘arrest me burg’ për shtetasin Elvis Martinaj.

Në sqarim ministria thekson se përveç Sulejmanit, është bërë edhe një kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2.

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë

Ky vendim është marrë për shkak të mosekzekutimit të vendimit nr.1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetësore ishte akomoduar në ambientet e Spitalit Amerikan.

Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.  Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Elvis Martini”.

Në fund të kësaj deklarate thuhet se “Qeveria Shqiptare siguron çdo qytetar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe kushdo që bëhet pengesë për zbatimin e tij do të marrë përgjigje shembullore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY