Akuzat për përdhunim, policia amerikane merr në pyetje Ronaldon

Akuzat për përdhunim, policia amerikane merr në pyetje Ronaldon

52
0
Shares

Policia amerikane ka njoftuar se do të marrin në pyetje Cristiano Ronaldon për akuzat se ai përdhunoi një modele në vitin 2009.

Zyrtarët e Las Vegas duan të pyesin ish-yllin e Manchester United rreth sulmit të supozuar seksual të Kathryn Mayorga, 34, në qershor 2009.

Një zëdhënës i policisë në Las Vegas i tha Mirror Online: “Sigurisht që nuk e dimë kur do të ndodhë … por në një moment do të duhet ta dëgjojmë atë”.

Ndërkohë, Ronaldo ka udhëtuar për në Lisbonë, për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, për strategjinë që duhet ndjekë në lidhje me këtë çështje. Me shumë mundësi portugezi do t’u përgjigjet pyetjeve të policisë amerikane nëpërmjet një videokonference.

Çështja u rihap javën e kaluar. Në gusht modelja i tha policisë së Las Vegas që  të rihapte këtë rast duke dhënë më shumë detaje për pretendimet e saj.

Policia e Las Vegasit hodhi poshtë pretendimet e vajzës edhe për  një akuzë tjetër të avokatit të modeles amerikane, Lesli Stoval, atë të humbjes së provave të ngjarjes së vitit 2009, që ishin: veshjet e brendshme të saj dhe certifikata mjekësore.

Akuza erdhi pasi Ronaldo, i cili e mohon fuqishëm kërkesën, gëzonte kohë në një bar tavanë në Lisbonë, Portugali, me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

(Shkrimin e botuar në median e huaj e lexoni këtu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY