“Vendimi i sotëm i Brukselit, goditja e re më rëndë për hapjen...

“Vendimi i sotëm i Brukselit, goditja e re më rëndë për hapjen e negociatave me BE!”

44
0
Shares

Parlamenti Evropian ka shqyrtuar sot progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duke hequr dorë nga vendosja e një date për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se kjo ëhstë goditja më e rëndë që ka dhënë PE për Shqipërinë.

Komenti i Berishës:

Sot per here te pare, ne nje qendrim te pashembullt ndaj ndonje vendi, Parlamenti Europian votoi ne nje rezolute me te cilen heq çdo date apo afat per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe shprehet prere ne qendrimin e tij se:”negociatat për anëtarësimin do të hapen kur Shqipëria të përmbushë kushtet e nevojshme, e jo në ndonjë datë të caktuar.”

Raporti i PE-së konfirmon deklaratën e pak ditëve më parë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili u shpreh se nuk ka një datë të saktë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Shkaqet e ketij qendrimi te pashembullt, kesaj kethese 180 gradesh te ketij institucioni, qe edhe ne prill te ketij viti votoi per hapjen e negociatave me Shqiperine ne qershorin qe kaloi, pra ne Samitin e 28 qershorit, jane te gjitha te lidhura me:

-Grushtin e shtetit brenda shtetit nga Edi Rama, asgjesimin e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, vendosjen e drejtesise nen kontrollin e tij te plote

-Hakmarrja ndaj prokuroreve te dosjes te familjes mafioze Tahiri dhe ndeshkimi kolektiv sikur te ishin skuader ushtaresh te 11 prokuroreve te Krimeve te Renda

-Manipulimi dhe bllokimi i hetimit te dosjes se familjes mafioze Xhafa

Lidhjet direkte kriminale te Rames, ministrave, deputeteve te tij me bandat e Durresit, Shkodres, Vlores, Elbasanit, Korçes, Fierit te faktuar ne dhjetra e qindra dokumenta me ze dhe figure!

Vjedhjet e papermbajtura te takspagueseve PPP, koncesionet, ligji famzi “Fusha”, djegesat etj

Kjo rezolute shuan çdo shprese se me Edi Ramen ka integrim. Sot me shume se kurre eshte koha te mendojme per te ardhmen tone europiane.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY