Kontroll katër korçarëve, policia zbulon një sasi droge në makinë

Kontroll katër korçarëve, policia zbulon një sasi droge në makinë

83
0
Shares
Ilustruese

Katër të rinjë korçarë janë arrestuar nga policia, pasi u kapën me 1 kg kanabis sativa.

Sipas policisë, janë arrestuar:

• Marius Avdi, 24 vjeç,

• Bledi Avdi, 27 vjeç, të dy banues në Pojan.

• Denis Xhika, 29 vjeç,

• Lazjan Çifligu, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Kolonjës” gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit tip “BMW” me targë AA 469 EF, me drejtues shtetasin Marius Avdi dhe pasagjer shtetasin Bledi Avdi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga specialistët e Seksionit të Narkotikëve të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY