Dosja ‘Shullazi’, shtyhet seanca për konkluzionet e mbrojtjes

Dosja ‘Shullazi’, shtyhet seanca për konkluzionet e mbrojtjes

65
0
Shares

Koha ka qënë e pamjaftueshme që avokatët të paraqesin konkluzionet. Në këtë mënyrë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për konkluzionet e mbrotjes ndaj Emiljano Shullazit.

Në sallën e gjyqit ka pasur dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA. Burimet bëjnë me dije se seanca e rradhës do të zhvillohet më datë 23 tetor ora 09:00.

Më dy tetor, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe pretencën për Emiljano Shullazin dhe katër persona të tjerë, të akuzuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria kërkoi 64 vjet burg në total për grupin me pesë anëtarë të Emiljano Shullazit, që e akuzon për të paktën katër episode.

Në këtë seancë, Prokuroria e Krimeve të Rënda përfaqësohej nga prokurorët Gentian Osmani, zv/ drejtues, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

Cështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Sakaq, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, nuk ishin prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh. Në sallën e gjyqit ishin vetëm avokatët e tyre.

Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre, Donika Prela, Gentjan Osmani, Anton Martini dhe Besnik Muçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY