Shitëset e një argjendarie në Tiranë turpërojnë hajdutin

Shitëset e një argjendarie në Tiranë turpërojnë hajdutin

141
0
Shares

Shitëset e një argjendarie në Tiranë ia dolën sot pasdite të dëbojnë nga dyqani i tyre një hajdut që tentoi të vidhte bixhutë.

Hajduti u fut në argjendari me një pistoletë lodër dhe i maskuar. Ngjarja ndodhi në rrugën Muhamet Gjollesha. Por pikërisht në castin kur ai filloi kërcënimet shitëset e spërkaten atë me një solucion për mbrojtje.

Në këtë moment hajduti është larguar me shpejtësi, ndërkohë që policia i është vënë pas.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY