LAJMI I FUNDIT/ Policia e Krujës merr në Mbrojtje Xhisiela Malokun dhe...

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Krujës merr në Mbrojtje Xhisiela Malokun dhe familjen

53
0
Shares

Xhisiela Maloku bashkë me familjen e saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Megjithëse edhe më herët është thënë se vajza ishte vendosur në mbrojtjen e policisë, komisariati i Krujës ka vendosur të shtojë masat e sigurisë për të dhe familjen e saj.

Xhisiela Maloku deklaroi më herët se donte mbështetjen e Policisë për ta mbrojtur nga opozita.

Masa e sigurisë vjen pasi natën e shkuar u vendos lëndë shpërthyese pranë banesës së saj, pa shkaktuar dëme materiale.

Policia thotë se “rreth orës 23:30 në cepin e oborrit  që lidh banesat e shtetasve B.Muça dhe R.Muça, vëllezër me njëri-tjetrin është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse”.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se shtetasi R. Muça është gjyshi i i Xhisiela Malokut.

Nuk dihet nëse Xhisiela banon ende në banesën e gjyshit të saj, pasi pas ngjarjes ajo ka marrë urdhër mbrojtje nga policia.  Por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY