Kosova në ‘Eurovision’, këngëtarja zbulon detaje të reja

Kosova në ‘Eurovision’, këngëtarja zbulon detaje të reja

84
0
Shares

Këngëtarja Rona Nishliu do të mbahet mend gjatë pasi në kompeticionin më të rëndësishëm evropian ‘ Eurovision’, ajo i siguroi Shqipërisë vendin e 5.

Me këngën ‘Suus’, Rona arriti të mbërthente pas ekranit qindra shikues dhe televotues të cilët i dhanë votat për tu renditur kështu në grupin e pesë më të mirëve.

Këngëtarja nga Kosova është padyshim e talentuar. Së fundmi, Rona po bën diçka shumë të veçantë për Kosovën. Revista Who shkruan detajet e reja mbi nismën e re të Ronës për ta bërë dhe Kosovën, pjesë të Eurovisionit.

Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë dhe mbështetja nga fansat ishte shumë e madhe. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në ‘Instastory’ ajo ka zbuluar se është duke punuar fort për të bërë pjesë të ‘Eurovizion’ vendin e saj të lindjes.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it. Faleminderit fansave në Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansave të festivalit, të cilën Rona e ka përkthyer në gjuhën angleze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY