Robert Berisha ofendon sërish Tunën në emision

Ndaje

Robert Berisha dy ditë më parë ishte i ftuar tek Arian Çani, në emisionin e tij “Zonë e lirë”.

Këngëtari ishte aty i ftuar për të promovuar këngën e re në bashkëpunim me Eneda Tarifën dhe Kastro Zizon, por duke qenë se kohëve të fundit emri i tij ka qenë shumë i lakuar në media për shkak të deklaratave të lëshuara për kunatën e tij, Tunën, Ariani surpzoi atë duke i sjell “Tunën” në studio.Në fakt ajo ishte vetëm një këngëtare e re, Albulena Ukaj që ngjasonte jashtë mase me Tunën.

Ndërkohë që Ariani e falenderon për ardhjen e saj, mikrofoni i saj nuk dëgjohet mirë, dhe i thotë ta rregulloj mikrofonin, kështu i sjellin një tjetër që ta mbante në dorë, por ajo harron dhe Roberti ia kthen:

“Nuk ka faj, nuk është mësuar Tuna të këndoj me mikrofon, pasi këndon playback”, u shpreh Roberti, duke ofenduar sërish Tunën.Por, se kur do të mbaroj kjo gjë mes tyre, edhe pse është Roberti ai që nuk po ndalon së foluri lartë e poshtë për nusen e vëllait të tij, Patrisit./GazetaBlic

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje