Nuk fitoi derbin, trajneri shqiptar dhunohet para banesës së tij

Nuk fitoi derbin, trajneri shqiptar dhunohet para banesës së tij

66
0
Shares

Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar ka ndodhur në Kosovë. Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar fizikisht nga tre persona para banesës së tij në kryeqytet.

Aryeja: Personat kanë fajësuar trajnerin për humbjen e derbit ndaj Prishtinës.

Bëhet fjalë për skuadrën e Llapit e cila u mposht 2-1 nga Prishtina e teknikut Mirel Josa, pikërisht në sekondat e fundit të takimit të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshje që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gazeta Express bën të ditur se lajmin e ka konfirmuar policia kosovare përmes zëdhënëses për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas ndërtimit të parë të ngjarjes nga policia, që së bashku me auto-ambulancën kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, një orë pas përfundimit të ndeshjes tre personat i kishin zënë pritë trajnerit Sokoli, që është sulmuar në hyrje të banesës së tij.

Për fat të mirë gjendja e teknikut të Llapit është përmirësuar dhe është jashtë rezikut për jetën. Madje sipas asaj që raporton IndeksiOnLine, tekniku ka dhënë edhe deklaratën e parë:

“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY