Vrasja në Tiranë, policia arreston 37 vjeçarin që tentoi të ikte nga...

Vrasja në Tiranë, policia arreston 37 vjeçarin që tentoi të ikte nga Kakavija

72
0
Shares

Policia ka arritur të kapë një nga personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në zonën e ish-bllokut në kryeqytet ku u plagosën dy vetë dhe mbeti i vrarë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.09.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY