VIDEO/Kreu vrasjen e plagosjet në Bllok, shikoni sesi qëllon mbi shënjestër komando...

VIDEO/Kreu vrasjen e plagosjet në Bllok, shikoni sesi qëllon mbi shënjestër komando Meviol Bilo

895
0
Shares

Merviol Bilo, komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer.

Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij. Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando

Nga ana tjetër, Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha. Në video duket aftësia e Bilos si një qitës shumë i mirë i cili vepron me shpejtësi dhe saktësi, aftësi këto që mendohet se i ka shfaqur edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
Ndërkohë, Meviol Bilo është vleresuar  me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve te avionit vëzhgues te rënë ne këtë zone malore.

Ai  është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtëse ne Republikën e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftimeve ne Afganistan.. Sipas burimeve nga Ushtria, Meviol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjesëtar i kompanisë se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura./Lapsi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY