VIDEO/Ironia e Kryemadhit: Mos harroni të merrni jelek antiplumb kur pini kafe...

VIDEO/Ironia e Kryemadhit: Mos harroni të merrni jelek antiplumb kur pini kafe tek blloku

64
0
Shares

Monika Kryemadhi ka vazhduar takimet me strukturat e LSI, këtë radhë në qytetin e Beratit.

Pas takimit të djeshëm në Cërrik, kryetarja e LSI po mban një deklaratë para të pranishmëve në sallë.

Në hapje të saj, Kryemadhi është ndalur tek vrasja në zonën e ish-bllokut, teksa e ka cilësuar si një ngjarje që tregon pasigurinë në vend dhe për këtë gjë,  ajo shton se tashmë do të na duhet të vendosim jelek antiplumb për të qenë të sigurt.

‘Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen”, ëhtë shprehur ajo.

Nga ana tjetër, Kryemadhi ka kërkuar që strukturat e LSI të bashkëpunojnë për të ndaluar këtë situatë të dhimbshme ku vendi ka hyrë.

Sipas saj rreth 85% e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës dhe kjo do të thotë një revolucion për të përmbysur këtë regjim pasi Rama nuk është i paprekshëm.

”Janë dy mundësi ose të rrokullisemi në llumin e Edi Ramës, ose të ngrihemid he ti japim shpresë këtij vendi. Rama është njeriu që ka jetë gjatësinë më të madhe në pushtet dhe por ikja e tij do të jetë shumë e dhimbshme. Atë populli do e largojë se ai nuk e ka frikën e opozitës, por frikën e popullit.”, tha Kryemadhi.

*Videoja e takimit në Berat

Monika Kryemadhi në studion e News 24

Takim me strukturat e LSI Berat

Publiée par Lëvizja Socialiste për Integrim sur Samedi 6 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY