U arrestuan për korrupsion, burg për dy tatimorët në Tiranë

U arrestuan për korrupsion, burg për dy tatimorët në Tiranë

97
0
Shares
Artan Kroi, një nga të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë  “arrest me burg” për dy inspektorët e hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë arrest me burg për Gentian Elezin 29 vjeç dhe Artan Kroj 37 vjeç.

Të dy personat e lartpërmendur, ish-zyrtarë, akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe “shpërdorim të detyrës”.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim edhe me një inspektor tjetër të shpallur në kërkim, shpërdoronin detyrën dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Ata u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Durrësit pas një hetimi proaktiv 3-mujor.

Dy Inspektorët e Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë do të vijojnë të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa kanë të drejtë të apelojnë vendimin brenda harkut të dhjetë ditëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY