Prokuroria kërkon burg për ‘Babalen’, detyrim paraqitjeje dhe për gazetarin Olldashi

Prokuroria kërkon burg për ‘Babalen’, detyrim paraqitjeje dhe për gazetarin Olldashi

77
0
Shares

Pas mbërritjes së përgjigjes për ekspertizën mbi audiopërgjimin e publikuar nga PD, në të cilen delse vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj shfaqet duke bërë pazare droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Albert Veliun, i njohur si ‘Babalja’.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Mbi Veliun rëndojnë akuza për kallëzim të rremë si dhe për kalim kufiri të paligjshëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Albert Veliun si dhe kunatin e tij Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste dublon në audio-përgjim, Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X.

Ata akuzohen për kallëzim të rremë.

Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY