Pjesë e grupit kriminal, kapet në Sarandë 31 vjeçari i shpallur në...

Pjesë e grupit kriminal, kapet në Sarandë 31 vjeçari i shpallur në kërkim

60
0
Shares

Një 31 vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Sarandës. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Veizi ishte i kërkuar si pjesë e një grupi kriminal prej 16 personash të goditur nga policia e Sarandës në shkurt 2018, të cilët kryenin trafik droge drejt Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar në flagrancë shtetasi Ervis Veizi, 31 vjeç, banues në fshatin Metoq të Sarandës.

Veizi ishte në kërkim prej muajit shkurt të këtij viti.

Ndërkohë që në datën 9 qershor 2018 Gjykata e Sarandës kishte dhënë  ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Veizi akuzohet si transportues i lëndës narkotike nga fshati i Shalës drejt kufirit të gjelbër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY