VIDEO/Si u grabit karburanti në Vlorë, autori u gjet i fshehur mes...

VIDEO/Si u grabit karburanti në Vlorë, autori u gjet i fshehur mes shkurresh

60
0
Shares

Pas kapjes së Mariglen Myftaraj që grabiti dy pika karburanti në Vlorë, policia ka bërë publike dhe pamjet e arrestimit të tij dhe grabitjes. Sipas policisë, autori i grabitjes me armë është kapur në kohë rekord.

Në njoftim thuhet se në lidhje me ngjarjen e mëngjesit ku rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.

Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.

I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi:

Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat.

Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.

Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:

– Armë zjarri Automatik – Kallashnikov
– Kapuçi, që përdori për maskim
– Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.

Po Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

Vlorë Kapet në kohë rekord autori i grabitjes me armë !Në lidhje ma ngjarjen e mëngjesit ku rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi:M. M, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat.Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:- Armë zjarri Automatik – Kallashnikov- Kapuçi, që përdori për maskim- Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 4 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY