VIDEO/Dëshmia në prokurori, Salianji: Do bëj publike prova të reja

VIDEO/Dëshmia në prokurori, Salianji: Do bëj publike prova të reja

64
0
Shares

Deputeti Ervin Salianji u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë para gazetarëve se ka dëshmuar për të dhënë çdo përgjigje dhe për ti shkuar deri në fund të vërtetës për vëllain  e Agron Xhafës i cili drejtonte trafikun e drogës në Vlorë.

”Në kuptimin e provës dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di”, ka thënë deputeti.

Deputeti u shpreh se kryeministri Rama dhe ministri Xhafa po përdorin gjithë infrastrukturën për të varrosur çështjen, ndaj për këtë arsye deputeti nuk ka besim tek Prokuroria.

Së pari sepse po zvarritet çështja prej 5 muajsh, së dyti Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të largohej në Itali për të vuajtur një dënim të vjetër, së treti Prokuroria nuk ka thirrur personat që kanë dijeni për çështjen si Edi Rama.

Deputeti theksoi se është me rëndësi thirrja e tre personave (Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama) që i bëjnë presion prokurorisë, pasi ata kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Ervin Salianji, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 5 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY