Shpallet në kërkim i fejuari i Elvana Gjatës, kush është biznesmeni i...

Shpallet në kërkim i fejuari i Elvana Gjatës, kush është biznesmeni i njohur

582
0
Shares

Policia ka shpallur në kërkim të dashurin e Elvana Gjatës, biznesmenin e njohur Ervin Mata.

Ndonëse lidhja e tyre ka qenë e fshehtë dhe jo publike, shpesheherë mediat kanë shkruar për jetën e luksit që të dy jetonin si dhe nga ana tjetër, për marrëdhënien të pranuar tashmë dhe nga familjarët e tyre.

Në njoftimin e policisë, thuhej policia e Shtetit ka shpallur në kërkim, Ervin Matën, biznesmenin 31-vjeçar, i cili është i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Sherri mendohet të ketë nisur për shkak se një nga anëtarët e grupit të Ervis Martinajt ka ngacmuar  këngëtaren Elvana Gjata.

Më pas, ka qenë i dashuri i saj, Ervin Mata 31 vjeç ai i cili pasi është konfrontuar verbalisht me palën tjetër, ka kërkuar ndihmën e personave të tjerë, mes tyre edhe një komando dhe njohës i mirë i përdorimit të armëve.

Sipas Policisë së shtetit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato janë konfliktuar në lokalin e bllokut me Ervin Mata dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, shkruante policia në njoftimin e saj.

Kush është Ervin Mata?

Elvana Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.

Ervini është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për bizneset e tij. 

Ai ka  në pronësi një hotel të njohur.

Ishte pikërisht  Ervini, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti.

Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhëtimet e fundjavave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY