EMRI/Arrestohet doganieri në Tiranë, i mori ryshfet një tregtari

EMRI/Arrestohet doganieri në Tiranë, i mori ryshfet një tregtari

72
0
Shares

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Doganieri”. Në pranga  ka rënë Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Ky person i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).

Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY