Atentati në Tiranë, një i plagosur tjetër paraqitet në spital, zbardhet dinamika...

Atentati në Tiranë, një i plagosur tjetër paraqitet në spital, zbardhet dinamika e ngjarjes

151
0
Shares

Mësohen detaje të reja nga atentati me armë zjarri  në zonën e ish-bllokut ku një person mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Përplasja me armë zjarri ndodhi në ambientet e lokalit të biznesmenit Redi Popescu i cili ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje.

Përveç dy personave të plagosur, mësohet se dhe një person tjetër është plagosur nga kjo ngjarje, duke e çuar në 3 numrin e të plagosurëve. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa ndodhet në një spital privat në kryeqytet.

Dy të plagosurit e tjetër Ervis Martinaj dhe Laert Hasa prej mbrëmjes së djeshme ndodhen te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia kanë zbardhur dinamikën  si lindi konflikti  ku u vra Rigers Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një personi i tretë i paidentifikuar, në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Sipas Report Tv, në  pamje është fiksuar momenti kur dy grupet rivale futen në lokal dhe brenda pak sekondave aty nis përleshja fillimisht fizike dhe më pas edhe me armë zjarri.

I pari që hap zjarr është truproja i Ervis Martinajt, Rigers Gaxha, i cili mbeti viktimë e kësaj ngjarje. Sipas skemës nxjerrë nga kamerat, dy grupet janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Rigers Gaxha, duke i dalë në mbrojtje Ervis Martinajt, qëllon me armë zjarri në drejtim të grupit rival.

Kundërpërgjigja rezulton fatale për Gaxhën i cili merr një plumb në kokë, ndërsa Ervis Martinaj dhe Laert Hasa, të cilët kanë qenë në një tavolinë sëbashku mbesin të plagosur. Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 30 persona për t’i marrë në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY