Atentati në Tiranë, Doda ngre alarmin: Nuk ka siguri për jetën, policia...

Atentati në Tiranë, Doda ngre alarmin: Nuk ka siguri për jetën, policia të luftojë krimin

105
0
Shares

Ngjarja e rëndë ndodhur mbrëmjen e së enjtjes në Tiranë i mori jetën një personi dhe la të plagosur dy të tjerë, ngjarje e cila ndodhi në zemër të kryeqyetit.

Disa personazhe dhe gazetarë e komentuan live këtë ngjarje në emisionet që transmetohen në orët e darkës.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe për pak çaste emisioni me Eni Vasilin, ‘Open’ ku e ftuar ka qenë dhe ish-deputetja Mesila Doda.

Mesila Doda, nga studio e Open, i ka bërë thirrje policisë që të luftojë krimin.

Në momentin ku ndodhin gjëra të tilla në zemër të Tiranës, aty ku kalojmë përditë, ku kalojnë fëmijët tanë, siguria e jetës po mbërrin në limite të frikshme. Policia të luftojë krimin dhe jo të marrë urdhra nga të fortët. Policia të parandalojë ngjarje të tilla”, është shprehur Mesila Doda.

Gjithashtu ajo është shprehur se këto ngjarje  e bëjnë të vështirë që të mendojnë se ky vend mund të bëhet. Doda thotë se jemi në nivele që nuk janë normale për një vend në mes të Europës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY