Pazar me PS për vettingun, PD i kthen përgjigje Ballës

Pazar me PS për vettingun, PD i kthen përgjigje Ballës

70
0
Shares

Partia Socialiste nëpërmjet Tualant Ballës, ditën e sotme gjatë seancës parlamentare, deklaroi se Partia Demokratike i kishte ofruar pazar për ligjet e vettingut.

Partia Demokratike, në një deklaratë zyrtare, ka hedhur poshtë çdo pretendim fals të socialistëve.

Sipas deklaratës, Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën.

Deklarata e plotë e PD:  

PS miraton me një vit vonesë amendamentet e opozitës për të mos iu shkurtuar fondet organeve të vettingut.

Partia Socialiste refuzoi një vit më parë amendamentet e opozitës për të miratuar pa asnjë shkurtim kërkesën e organeve të vettingut për burime njerëzore.

Ishte vendim i Edi Ramës që të shkurtonte me 40 % numrin e këshilltarëve dhe stafit ndihmës të organeve të vettingut.

Sot, një vit më vonë Edi Rama u kthye tek amendamentet e opozitës.

Për të mbuluar faktin se u bë pengesë qëllimisht për funksionimin e shpejtë të organeve të vetingut, nxiti Taulant Ballën të shpifë kundër opozitës.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund të mbulojë lidhjet me krimin e organizuar me përbetimet e dashurisë ndaj Reformësn në Drejtësi, zbatimin  etë cilës po e vonon prej 2 vjetësh.

Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë kurrë Pazar me Edi Ramën!

7 pikat e platformës së opozitës kishin për qëllim vetëm zbatimin e Kushtetutes.

Edi Rama nuk e do këtë, sepse është përkrah bandave dhe është armiku kryesor i shtetit ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY