“Xhisiela”, Meta: Nuk ka amnisti për dhunuesit, kam marë letër nga oficeri...

“Xhisiela”, Meta: Nuk ka amnisti për dhunuesit, kam marë letër nga oficeri Nuhu

120
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për herë të parë nga Amerika për çështjen e shumë debatuar të Xhisiela Malokut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit shqiptar tha se nuk ka amnisti për dhunuesit e familjes.

Ai u shpreh se çështjen po e ndjek stafi i tij me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri dhe qëndrimin e tij do ta japë pasi të marrë një informacion më të  plotë.

Ilir Meta:

Unë jam shprehur qartë në këtë çështje dhe e kam bërë të qartë se sa kohë do të jem në këtë pozitë nuk do të favorizoj asnjë amnisti apo falje për çdo person që ushtron dhunë në familje. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim.

Rasti konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu.

Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por me çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm.

Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepëruar me akuza politike. Ajo që unë do të nënvizojë, përvec rëndësisë që Prokuroria dhe vetë drejtuesit e policisë duhet të ndërmarrin hapat dhe të sqarojnë momentet e kësaj odiseje, në mënyrë më të paanshme për të vendosur një besim të publikut te institucionet e zbatimit të ligjit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që shoqëria civile të jenë të bashkuar për të ndricuar këtë cështje në interes të së vërtetës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY