Vetingu në politikë, Bylykbashi: Nuk pengon vetingun në drejtësi, nga nisma përfitojnë...

Vetingu në politikë, Bylykbashi: Nuk pengon vetingun në drejtësi, nga nisma përfitojnë qytetarët

51
0
Shares

Këshilli i Legjislacionit është mbledhur ditën e sotme sërish, për të diskutuar nismën e partisë demokratike për vettingun në politikë.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, sqaroi që në fillim se vettingu në politikë nuk ka si qëllim që të pengojë vettingun në drejtësi.

Sipas tij, qëllimi kryesor i vetingut në politikë është të krijojë një filtër shtesë për pengimin e depërtimit të ndikimit dhe interesave kriminale në politikë.

Kush përfiton?

Bylykbashi ka sqaruar se ata që përfitojnë janë qytetarët të cilët garantohen se politika nuk do të ketë lidhje dhe nuk do punojë për krimin.

A ka pengon vettingun në drejtësi?

Sipas deputetit, vetingu është një proces krejtësisht i shkëputur dhe i pavarur nga vetingu në drejtësi. Ai nuk ka asnjë lidhje dhe apo ndikim negativ apo pengesë për vetingun në drejtësi. Vetingu i politikanëve nuk përjashton dhe nuk ka asnjë ndikim për hetimet penale të politikanëve dhe njerëzve të lidhur me ta, nga çdo lloj institucioni hetimi qoftë nga prokuroritë e rretheve qoftë nga Prokuroria e sotme e Krimeve të Rënda apo SPAK dhe BKH kur ato të krijohen.

Rëndësia e vetingut në politikë

Deputeti ka sqaruar gjithashtu se ky proces u jep burime dhe raste hetimi këtyre institucioneve. Opinioni publik kërkon që politikanë të lidhur me krimin të mos jenë në parlament.

Sipas deputetit, Vetingu i politikanëve do i japë mundësi drejtësisë SPAK e BKH të ketë më shumë informacion për ti cuar para drejtësisë. Ka një fushatë keqinforumuese nga kryeministri për vetingun në politikë.

”Sa më gjatë të kemi politikanë të lidhur me krimin aq më keq do ta kenë shqiptarët. Ngjarjet e fundit, përfshi deklaratën dje para gjykatës, e provojnë këtë lidhje me krimin. Bashkëqeverisja me krimin ka sjellë emergjencë kombëtare. Kuvendi dhe qeveria sot janë në duart e krimit, sot po qeverisin kriminelët, nëpërmjet kësaj PPP –je krimanale sot bandat po bëjnë kontrollin. Të vendosur ti japim fund kësaj situate, në të kundërt vetigun do e bëjnë qytetarët. Pyetjet në lidhje me këtë cështje ti depozitojmë në sekretarinë e komisionit për ekspertët dhe ata të na japin përgjigjet në lidhje me këtë cështje”, ka thën deputeti.

#VetingPaVonesë Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më! Drejtpërdrejt nga Këshilli i Legjislacionit, Deputeti Oerd Bylykbashi.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY