Shifra tronditëse/ Ja sa persona u vetëflijuan në 6 muaj, psikologët tregojnë...

Shifra tronditëse/ Ja sa persona u vetëflijuan në 6 muaj, psikologët tregojnë shkakun kryesor…

78
0
Shares

Tre persona i dhanë fund jetës ditën e martë, duke rënduar në këtë mënyrë bilancin e vetëvrasjeve në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti u vetëflijuan 102 persona. Por cilat janë arsyet që e çojnë një individ drejt këtij akti ekstrem?

Psikologët shkakun kryesor e gjejnë te depresioni por edhe faktorët socialë.

“Një mund të jetë dështimi. Ka njerëz që mund të jenë optimist për ta kaluar situatën, përballen, ka të tjerë pastaj që i kanë mbushur mendjen vetes që nuk mund t’ia dalin. Vetmia është diçka tjetër. Vetëbesimi i ulët është një nga problematikat që mund të çojë drejt depresionit dhe akteve të tilla si vetëvrasja”, shprehet  Eneida Frashëri, psikologe.

Psikologja Eneida Frashëri thotë se vetëvrasja mund të parandalohet, por personat e prekur nga depresioni duhet të trajtohen në mënyrë klinike.

“Kanë një humor të rëndë, kanë humbje interesi maksimale ndaj aktiviteteve që kanë kryer më përpara, prandaj duhet që personat përreth të jenë vigjilent në mënyrë që ky person të drejtohet drejt qendrave të shëndetit mendor”, shton Eneida Frashëri.

Frashëri parashtron nevojën e shtimit të qendrave komunitare të shëndetit mendor. Në Tiranë janë tre të tilla por nuk iu përgjigjen nevojave të larta.

“Përveç ndërgjegjësimit të personit, është edhe raporti shumë i zhdrejtë që ekziston midis specialistëve të shëndetit mendor dhe popullsisë. Në Tiranë janë vetëm tre qendra”, përfundon Eneida Frashëri.

Vetëvrasja është një fenomen gjithmonë e në rritje. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetit rezulton se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda një person i jep fund jetës. Sipas të dhënave të INSTAT, për 6 vitet e fundit, në shqipëri viti më problematik ka qenë 2014 me 262 vetëvrasje ndërsa viti me numrin më të vogël të ngjarjeve të kësaj natyre ka qenë 2017 me 199 raste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY