Drogë me ananas, arrestohen 29 persona në Itali, mes tyre dhe një...

Drogë me ananas, arrestohen 29 persona në Itali, mes tyre dhe një shqiptar

76
0
Shares

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë, ndërkohë që janë lëshuar dhe urdhëra arresti kundër 29 personave.

Një operacion madhor anti drogë është finalizuar nga Policia e Milanos në Itali ku gjatë kontrollit e monitorimit të vazhdueshëm të shesheve në Milano, policia italiane ka arritur të identifikojë furnizuesit, që importojnë kokainë nga Kosta Rika.

Kryesisht ata ishin italianë, por janë arrestuar dhe tre afrikanë dhe 1 shqiptar, për pjesëmarrje në dy organizata kriminale, e para që synonte trafikun ndërkombëtar të kokainë dhe e dyta shpërndarjen në zonë.

Hetimi dhe arrestimi 

Hetimet u përshkallëzuan në momentin kur një shpërndarës i bandës u vra me armë zjarri në Kosta Rika, pasi dy persona me motor i zbrazën një karikator të tërë, si hakmarrje për humbjen e dy ngarkesave me drogë.

Vëmendja u përqëndruar fillimisht në grupin kriminal të kryesuar nga vëllezërit Cilione, Pietro dhe Giuseppe, që nëpërmjet njerëzve të tyre i siguronin konsumatorëve të shumtë kokainë për një shërbim të pandërprerë nga 10-24 orë në 7 ditë të javës.

Organizata kriminale u shpërbë praktikisht nga një sërë arrestimesh kohët e fundit, si dhe të një korrieri, që ishte thelbësor në zbulimin e një tregu më të madh siç ishte importimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet kontenierëve me ananas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY