Dhuna ndaj nxënësve në Mengël, PD kallëzim penal për policinë e Elbasanit

Dhuna ndaj nxënësve në Mengël, PD kallëzim penal për policinë e Elbasanit

68
0
Shares

Pas dhunës policore ndaj fëmijëve dhe një ditë pas protestës së mbajtur në Mengël të Elbasanit për shkollën 9 vjeçare, Partia Demokratike ka ndërmarrë një hap për të futur çështjen në rrugë ligjore.

PD ka depozituar sot një kallëzim penal për komisariatin e Elbasanit. Në padinë në fjalë, denoncohet policët të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve.

Vetë deputeti Luçiano Boçi është ai që ka depozituar kallëzimin dhe kallëzimi është në emrin e tij.

Protesta e prindërve dhe fëmijëve të shkollës 9-vjecare në Mengël të Elbasanit u shoqërua me përplasje fizike. Prej gati 6 orësh, fëmijët qëndruan duke protestuar, ndërsa gjendja shëndetësore e fëmijëve erdhi duke u rënduar, nga lodhja dhe uria.

E gjitha çka ata kërkonin ishte hapja e shkollës së tyre, e dëmtuar nga tërmeti para një viti.

Protestuesit u ulën në mes të rrugës dhe bllokuan qarkullimin në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Në videot e publikuara dje, shiheshin fëmijë që qanin, madje kishte dhe nga ata që ishin plagosur në fytyrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY