Përplasi makinat nën efektin e alkoolit, lirohet shefi i Policisë: Nuk ishte...

Përplasi makinat nën efektin e alkoolit, lirohet shefi i Policisë: Nuk ishte shumë i dehur

53
0
Shares

Dy ditë pas arrestimit në gjendje të dehur të Shefit të Stacionit Policor në Patos, Flamur Veliu, gjykata ka vendosur ta lirojë me masën “Detyrim paraqitjeje”.

Gjykata e rrethit Fier i ka dhënë Veliut masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pas kërkesës së prokurorit Petrit Vukaj.

Flamur Veliu u arrestua ditën e diel, pasi përplasi disa makina  në zonën e quajtur “Mulliri i Artë”, në aksin Fier – Lushnje. Policia njoftoi se arrestimi ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se Veliu ishte i dehur.

Mësohet se pas aksidentit, ai i deklaroi kolegëve të vet, se nuk ishte shumë i dehur, ‘argument’ që ka bindur edhe prokurorin, të kërkojë lirimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY