Kush është shoku problematik i Stresit, i plagosur në këmbë nga policia

Kush është shoku problematik i Stresit, i plagosur në këmbë nga policia

372
0
Shares

Sidion Tabaku i plagosur në këmbë nga policia ditën e hënë në mbrëmje në Tiranë, është një person i njohur për policinë dhe forcat e rendit.

24 vjecari është arrestuar fillimisht 8 vite më parë me akuzën e vjedhjes së një banese.

Më pas në vitin 2015 ai është kallëzuar nga një vajze e re me akuzën e përndjekjes së vazhdueshme.

Ai njihet si mik i ngushte i Stresit, këngëtarit i cili gjithashtu në disa raste ka qënë problematik për forcat e rendit.

Ndërkohe SHÇBA ka proceduar të riun për mosbidje ndaj policisë dhe drejtim mjeti pa patentë por edhe policin me iniciale B.B që e plagosi me armë e që akuzohet për “Plagosje nga pakujdesia”.

Ministria e Brendshme nëpërmjet një komunikate për mediat publikoi detaje nga incidenti i së hënës:

Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë. Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap.

Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri. Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme.Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vijuar ndjekjen për rreth 100 metra dhe arritën ta kapin 28-vjeçarin.Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës.

Më heret vetëm 24 vjecari kishte akuzuar nga Spitali i Traumës, policinë që përvec plagosjes me armë e kishin dhunuar pasi e kapën, ndryshe nga cfarë pretendohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme ku thuhet se dëmtimet në fytyre janë marrë nga rrëzimi me motor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY